LIDERI

Hawks vërteton lidershpin duke mposhtur Heatin
28 March, 2015 @10:35
Atlanta Hawks ka arritur të shënojë fitore të pritur ndaj Miami Heatit në Philips Arena.
Loja e mirë e Shqiponjave në pjesë të parë të ndeshjes bëri gjithçka të nevojshme për të siguruar fitoren, derisa ata pritën fund të qetë përkundër se në çerekun e fundit Miami luante më mirë.
DeMarre Carroll me 24 pikë, ka qenë më efikasi te vendasit në fitore, derisa u dallua edhe Dennis Schroder që bëri double-double prej 12 pikëve dhe 11 asistimeve në ndeshje, në fitoren prej 99-86.
Me këtë, Atlanta për herë të dytë në histori të klubit siguron pozitën e parë të Konferencës Lindore para Play-Offit.
“Puna e vazhdueshme dhe serioze, i dha frytet e saja,” tha pas ndeshjes Schroder që përfundoi lojën me paraqitje fantastike, transmeton nba.com sot.