PALLATI I RINISË

BOROZANI/Lis Dorambari
Berisha e Mavunga, s’lejojnë befasi
28 March, 2015 @21:13
Dardan Berisha dhe Julian Mavunga nuk lejuan befasi sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. Përkundër se në fillim të çerekut të katërt Bashkimi iu afrua Prishtinës në vetëm një pikë minus, treshet e ‘Dalit’ dhe pikët e Mavungas çuan bardhekaltërit përpara që të sigurojnë një finish të qetë të ndeshjes dhe të shënojnë fitoren e radhës në Superligë.
Prishtina ishte shumë më e mirë se Bashkimi në pjesën e parë të ndeshjes.Ekipi i Marjan Ilievskit komandonte lojën, duke krijuar epërsi 7 pikëshe në fund të çerekut të parë, derisa djelmoshat e Edin Kërveshit, mbaheshin në lojë, duke mos u shkëputur nga rezultati.
Në çerekun e dytë, thuajse të barabartë, Prishtina përsëri ngrit epërsinë dhe në fund të 20 minutëshit të parë të ndeshjes, bardhekaltërit shkojnë në pushim me 12 pikë epërsi.
Mirëpo, prizrenasit kthehen të motivuar nga pushimi. arrijnë të shkrijnë epërsinë e Prishtinës në fund të çereku të tretë në vetëm tre pikë, për të bërë interesante përballjen në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes.
Mavunga ishte shumë afër triple-double’it të parë të stinorit, duke shënuar 18 pikë, 13 kërcime dhe 8 asistime, për të marrë epitetin e lojtarit të ndeshjes në derbi, derisa Dardani shënoi gjithashtu 18 pikë e 8 asistime.
E tërë pesëshja e parë e Prishtinës shënoi pikë dyshifrore, ndërsa te Bashkimi këtë shifër të pikëve e arritën vetëm Mujo Tuljkovic, Mark Dawson dhe Kreshnik Juniku. Dawson përfundoi ndeshjen me double-double, por më i mirë në radhët e prizrenasve ishte Tuljkovic që përvec 17 pikëve, regjistroi edhe 2 asistime, 6 kërcime dhe 2 topa të vjedhur.
Prishtina ka shënuar fitoren e 23-të në kampionat, derisa Bashkimi regjistroi sonte humbjen e nëntë të stinorit në Superligë.
Statistikat ekipore
PRISHTINA | BASHKIMI | ||
Çereku i parë | 21 | 14 | |
Çereku i dytë | 22 | 17 | |
Çereku i tretë | 15 | 24 | |
Çereku i katërt | 23 | 15 | |
Kërcime | `33 | 30 | |
Asistime | 22 | 21 | |
Bllokada | 1 | 1 | |
Topa të vjedhur | 4 | 7 | |
Topa të humbur | 12 | 12 | |
Tentime për tre pikë | 7/17 | 3/17 | |
Tentime nga loja | 33/61 | 31/66 | |
Gjuajtje të lira | 8/14 | 5/8 |
Statistikat individuale te Prishtina
1 | Julian Mavunga | 18 pikë | 13 kërcime | 8 asistime |
2 | Dardan Berisha | 18 pikë | 2 kërcime | 8 asistime |
3 | Edmond Azemi | 14 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
4 | Blerim Mazreku | 10 pikë | 8 kërcime | - |
5 | Jordan Hulls | 10 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
6 | Demontez Stitt | 7 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
7 | Leonard Mekaj | 3 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
8 | Edin Bavcic | 1 pikë | 1 kërcim | 1 bllokadë |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Mujo Tuljkovic | 17 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
2 | Kreshnik Juniku | 12 pikë | 4 kërcime | - |
3 | Mark Dawson | 10 pikë | 10 kërcime | 2 asistime |
4 | Qëndrim Biraj | 9 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
5 | Adnan Mustafa | 8 pikë | 2 asistime | - |
6 | Muhamed Hasani | 7 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
7 | Tom Tankelewicz | 4 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
8 | Jacques Streeter | 3 pikë | 1 asistim | - |