PEJË

BOROZANI/ Arkiv
Trepça kthehet me fitore nga Peja
29 March, 2015 @22:25
Trepça ka shënuar fitoren e katërt në Superligë këtë stinor ndaj rivalit pejan, Besës.
Ekipi i trajnerit Ilir Selmani ka kaluar më lehtë se që ka menduar në Pejë, pasi triumfoi me rezultat 77-92, derisa Selmani ia dha rastin të gjithë basketbollistëve që i kishte në dispozicion.
Kontributi më i madh në fitoren e Trepçës erdhi nga Besnik Azemi që luajti me double-double prej 22 pikë dhe 10 kërcimeve, derisa Fikret Handzic shtoi 16 sosh.
Për Besën më i miri ishte Elvan Iljazi që realizoi 22 pikë, kurse nga 19, përkatësisht 18 pikë, shënuan Beqë Kovaçi dhe Joshua Mason.
Kjo ishte fitorja e 12 në këtë stinor për Trepçën, ndërsa për Besën ishte humbja e 22-të.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat individuale te Besa
1 | Elvan Iljazi | 22 pikë | 5 kërcime | - |
2 | Beqë Kovaçi | 19 pikë | 4 kërcime | - |
3 | Joshua Mason | 18 pikë | 2 kërcime | 8 asistime |
4 | Kushtrim Zeqiraj | 13 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
5 | Dion Basha | 5 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
Statistikat individuale te Trepça
1 | Besnik Azemi | 22 pikë | 10 kërcime | 6 asistime |
2 | Fikret Handzic | 16 pikë | 3 kërcime | 1 bllokadë |
3 | Arian Tahiri | 13 pikë | 3 kërcime | 5 asistime |
4 | Samir Zekiqi | 12 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
5 | Arian Mehmeti | 9 pikë | 12 kërcime | 3 asistime |
6 | Gazmend Asllani | 8 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
7 | Musab Mala | 8 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Valdrin Haxhiu | 4 pikë | 2 kërcime | 6 asistime |