GJAKOVË

Foto Arkiv
Vëllaznimi zvogëlon shpresat e Kastriotit për mbijetesë
29 March, 2015 @22:07
Pas fitores së madhe kundër Trepçës dy javë më parë, skuadra e Vëllaznimit ka regjistruar një tjetër fitore shumë të rëndësishme.
Ekipi gjakovar ka arritur të triumfojë në përballje me ekipin e fundit të radhitjes tabelare, Kastriotin, të cilin e mposhti me rezultat 94-83.
Në tre çerekët e parë ndeshja ishte kryesisht e barabartë, derisa në çerekun e fundit vendasit u treguan më të vëmendshëm për të shënuar fitore të merituar.
Korab Prekazi si zakonisht ishte më i dalluari te Vëllaznimi duke shënuar 27 pikë, kurse në anën tjetër Keith Gabrielit përsëri i mungoi përkrahja nga bashkëlojtarët e tij, pasi amerikani shënoi shumicën e pikëve të ekipit të tij.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 | Korab Prekazi | 27 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
2 | Valon Gashi | 19 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
3 | Imer Tahiri | 17 pikë | 1 kërcim | 6 asistime |
4 | Ujkan Karanezi | 12 pikë | 4 kërcime | 1 bllokadë |
5 | Gent Zeka | 12 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
6 | Sami Hajzeri | 5 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Blend Matoshi | 2 pikë | 1 asistim | - |
Statistikat individuale te Kastrioti
1 | Keith Gabriel | 35 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
2 | Vincent Williams | 24 pikë | 1 kërcim | - |
3 | Gent Shabani | 8 pikë | 1 kërcim | - |
4 | Hysen Sadiku | 7 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
5 | Nikolay Balev | 6 pikë | 7 kërcime | - |
6 | Armend Jashari | 3 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |