SOFJE

Lap.bg
Peja para finales, pas rikthimit të madh
31 March, 2015 @18:39
Peja ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të ligës ballkanike me rezultat minimal ndaj Rilski Sportistit dhe tashmë është shumë afër finales historike.
Rikthimin e madh në ndeshja ekipi i Pejës e bëri në pjesë të dytë kur shkriu tërë epërsinë e ekipit bullgar për të fituar në fund, 62-63.
Çereku i fundit ishte tejet interesant, kur Peja këndellet tërësisht dhe merr epërsinë në ndeshje.
Trajneri i ekipit bullgar mundohet që me disa Time-Out të këndell skuadrën e tij, që përcjell pejanët në hap, por deri në minutën e fundit, Peja arriti të ruaj epërsinë sa përmes pikëve nga gjuajtjet e lira, aq edhe nga preciziteti i lojtarëve.
Fillimi
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi plotësisht Rilskit. Ekipi bullgar krijoi epërsi të lartë në fund të çerekut të parë, 8 pikëshe, për të përfunduar pjesën me 12 pikë epërsi ndaj Pejës.
Sidoqoftë në çerekun e tretë Peja ndali Rilskin në 10 pikë, duke i shënuar 20 të tjera për të vazhduar çerekun e fundit me vetëm 2 pikë minus.
Brkic, me double-double
Qendra kroate e Pejës, Jozo Brkic ka qenë njeriu kryesor i ndeshjes. Brkic përfundoi ndeshjen me double-double prej 14 pikëve dhe 13 kërcimeve.
Ai u ndihmua nga performanca e mirë e Alban Veselit dhe Janou Rubinit, të cilët gjithashtu kontribuan shumë deri në fund, ndërsa Nic Wise luajti pa pushim gjatë gjithë ndeshjes për të arritur 8 pikë, 7 asistime dhe 5 kërcime.
Te Rilski më të dalluarit ishin Yordan Bozov me 13 pikë e 4 kërcime si dhe Zarko Rakocevic me 10 pikë e 10 kërcime.
Ndeshja e kthimit luhet javën që vjen në Karagaç, saktësisht më 7 prill.
Statistikat ekipore:
RILSKI SPORTIST | PEJA | ||
Çereku i parë | 24 | 16 | |
Çereku i dytë | 15 | 11 | |
Çereku i tretë | 10 | 20 | |
Çereku i katërt | 13 | 16 | |
Asistime | 15 | 14 | |
Kërcime | 40 | 42 | |
Bllokada | 1 | 1 | |
Gjuajte për tre pikë | 6/24 (25%) | 4/18 (22.2%) | |
Gjuajte nga loja | 22/61 (36.1%) | 23/65 (35.4%) | |
Gjuajte të lira | 12/12 (100%) | 13/15 (86.7%) | |
Topa të vjedhur | 2 | 7 | |
Topa të humbur | 12 | 9 |
Statistikat individuale te Rilski:
1 | Yordan Bozov | 13 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
2 | Zlatan Georgiev | 11 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
3 | Zarko Rakocevic | 10 pikë | 10 kërcime | 3 asistime |
4 | Simeon Iliev | 9 pikë | 4 kërcime | - |
5 | Julian Norfleet | 9 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
6 | Vernon Taylor | 6 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
7 | Anthony Gugino | 4 pikë | 5 kërcime | 1 asistime |
Statistikat individuale te Peja:
1 | Jozo Brkic | 14 pikë | 13 kërcime | 2 asistime |
2 | Alban Veseli | 13 pikë | 6 kërcime | 1 asistime |
3 | Janou Rubin | 12 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
4 | Drilon Hajrizi | 8 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
5 | Nic Wise | 8 pikë | 5 kërcime | 7 asistime |
6 | Fisnik Rugova | 8 pikë | 1 kërcime | - |
7 | Rron Grapci | - | 4 kërcime | 1 top i vjedhur |