SIGAL PRISHTINA

BOROZANI/D.S.
Gati për përballje ndaj Kozuvit
31 March, 2015 @14:26
Ekipi kampion i Kosovës, Sigal Prishtina, në konferencën e sotme të organizuar për shtyp ka bërë të ditur se është organizuar për ndeshjen gjysmëfinale në mënyrën më të mirë.
Prishtina nesër pret Kozuvin në kuadër të ndeshjen së parë gjysmëfinale në ligë ballkanike.
Drejtori i klubit, Florian Miftari, përveç tjerash ka bërë të ditur se përkundër dy humbjeve që i ka pësuar në fillim të stinorit Prishtina nga Kozuvi, tashmë gjërat kanë ndryshuar shumë.
“Ne kemi krijuar ekip tepër të mirë, që e kemi dëshmuar në ndeshjet e fundit,” ka thënë ndër të tjera ai.
Duke ftuar tifozët dhe publikun që të mbushin palestrën në numër sa më të madh, ai ka bërë të ditur se mysafir në këtë ndeshje do të ketë edhe nga FIBA, derisa pritet të ketë edhe befasi për tifozët e pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.