RIVALI I PRISHTINËS

balkanleague.net
Kozuvi i lodhur, por me lojtarë në disponim
31 March, 2015 @22:37
Basketbollistët e Kozuvit, kundërshtartit të Prishtinës në gjysmëfinale të BIBL, janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. Borozani.com
Kështu, së paku ka thënë trajneri i kësaj skuadre, Milos Pejic, transmeton faqja zyrtare e ligës ballkanike, sot.
“Superliga jonë filloi këtë fundjavë dhe ne kishim një ndeshje tepër të vështirë ndaj kampionit të vendit, MZT, që na lodhi shumë. Mirëpo, gjysmëfinalja e ligës ballkanike është sfidë e madhe dhe mund të them që të gjithë lojtarët janë gati dhe shpresoj se do të luajmë mirë në Prishtinë,” është cituar të ketë thënë Milos Pejic, trajner i ekipit nga Gjevgjelia.
Kozuv, kishte mposhtur Prishtinën dy herë gjatë stinorit të rregullt të Balkan League-së, mirëpo tash ekipi i Prishtinës dallon shumë nga ekipi i atëhershëm dhe pritet të jetë një duel fituesi i së cilës nuk do të dihet deri në fund.
Ky është stinori i dytë me radhë për Prishtinën që arrin katërshen e ekipeve më të mira të Balkan League-së dhe kësaj radhe bardhekaltërit, që udhëhiqen nga Marjan Ilievski, po kërkojnë që të arrijnë finalen e kësaj gare.