GAME 1: RAHOVECI - YLLI

Me super derbi fillon gjysmëfinalja në Superligë
25 April, 2021 @10:23
Gjysmëfinalja e Play Offit në Superligë, fillon sot me super ndeshjen në mes të Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit.
Rahoveci do ta luajë ndeshjen e parë në Play Off sivjet, ngase u kualifikua direkt në gjysmëfinale.
Në anën tjetër, Ylli në çerekfinale e mposhti Bashkimin me rezultat 2-1 në seri.
Ndeshja do të luhet nga ora 17:00, derisa skuadra që fiton 3 ndeshje në seri kualifikohet në finale.