Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ADIS BECIRAGIC

Mentalisht nuk e përballuam ndeshjen

Mentalisht nuk e përballuam ndeshjen


11 February, 2022 @23:56

Trajneri i Yllit, Adis Beciragic, është treguar i qetë pas ndeshjes gjysmëfinale, që ekipi i tij e humbi nga Bashkimi me 6 pikë dallim, 72-78.

Ai ka thënë se lojtarët e tij nuk e përballuan mentalisht ndeshjen, pasi që prisnin fitore, por ajo asnjëherë nuk do të vjen pa luftuar për të.

“Ishim mentalisht jo të sigurt. Nuk e përballuam faktin se jemi lider dhe jemi më të fortë në këtë ndeshje. Nuk arritëm të marrim shumë kërcime në sulm, që bëri dallimin në ndeshje. Por, e para dhe kryesorja sipas meje është nuk kemi qenë mentalisht të gatshëm për të fituar këtë, e kemi marrë si kalim të gatshëm në finale. Ne prisnim të dilnim në avantazh, por kjo pa luftuar fortë nuk vjen dhe përsëri e them, nëna e të gjitha gabimeve është se mentalisht nuk kemi qenë të fokusuar në ndeshje,” ka thënë trajneri i Yllit, Adis Beciragic pas ndeshjes.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Ylli në dy sezonet e fundit ka arritur në finale të Kupës së Kosovës. Në 2020 u mposht nga Peja në finale, ndërsa në 2021 nga Prishtina. Kësaj radhe nuk e arritën atë. Ylli asnjëherë nuk e ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll, ndërsa është kampion aktual i Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga