Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MH PRISHTINA - AS PRISHTINA

MH Prishtina shënon fitore jetike, PlayOuti vendoset në xhiron e fundit

MH Prishtina shënon fitore jetike, PlayOuti vendoset në xhiron e fundit


25 March, 2022 @23:06

Marigona Hill Prishtina, ka arritur një fitore me vlerë shumë të madhe kundër AS Prishtinës, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 101-87.

Djelmoshat e trajnerit Dritëro Sefaja, shënuan një fitore të lehtë ndaj AS Prishtinës.

Eliot Peci me 31 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te MH Prishtina, derisa u ndihmua edhe nga Donat Rexhepi me 27 pikë, 16 kërcime, 4 asistime e 4 topa të rrëmbyer.

Te AS Prishtina me double-double prej 22 pikëve e 19 kërcimeve luajti Dardan Sejdiu, por nuk mjaftoi për fitore.

TABELA AKTUALE

Këto dy skuadra aktualisht po luftojnë për mbijetesë. Që të dyja skuadrat i kanë nga 5 fitore e 12 humbje. Nëse në xhiron e fundit pësojnë të dyja skuadrat, atëhere MH Prishtina mbetet në Ligën e Parë e AS Prishtina do të luajë Play Out.

Nëse AS Prishtina në xhiron e fundit shënon fitore e MH Prishtina pëson, atëhere AS Prishtina e siguron mbijetesën.

Në xhiron e fundit Marigona Hill Prishtina do të përballet me Vushtrrinë, që po lufton për një vend në Play Off, kurse AS Prishtina do të takohet me Dukagjinin.


 
Të gjitha lajmet nga