OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Myhrer kampion, Tahiri i 39-ti
22 February, 2018 @13:20
Suedezi Andre Myhrer është kampion i ri olimpik në sllallom. Ai përfundoi garën me kohë totale prej 1:38.99 duke shfrytëzuar gabimin e Henrik Kristoffersenit i cili udhëhiqte pas rundit të parë, dhe austriakut Marcel Hirscher i cili nuk arriti të përfundoj as rundin e parë.
Ramon Zenhausern i Zvicrës mori të argjendtën me 0.34 sekonda vonesë, derisa Michael Matt nga Austria mori të bronztën me vonesë 0.67 sekonda.
Atë që nuk e bën dy kampionët e fundit të Kupës së Botës në këtë disiplinë, e bëri Albin Tahiri duke mbyllur garën i 39-ti me 23.94 sekonda vonesë.
Erjon Tola nga Shqipëria u rendit i 36-ti me 18.07 sekonda vonesë ndaj Myhrer.
Në sllallom garuan 108 skitarë.