VOLEJBOLL
Petrit Shpata emërohet trajner i KV Vëllaznimit
21 February, 2018 @18:01
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi i volejbollit Vëllaznimi ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me trajnerin Petrit Shpata nga Shqipëria.
Shpata njihet për përvojën e tij mbi 30-vjeçare si trajner i volejbollit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka drejtuar klubet si Studenti, Farka Volej, Partizani, Dinamo, Aulona Volej, Barleti Volej si dhe Kombëtaren Shqiptare të volejbollit.
Në njoftimin e klubit gjakovar u bë e ditur që Shpata do të punojë edhe me grupmoshat e reja, ndërsa gjithashtu drejtuesit e klubit presin rezultate pozitive të skuadrës në të ardhmen në krye me trajnerin e ri.