OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Edhe një e artë për Fourcade
20 February, 2018 @16:15
Martin Fourcade kaloi 7.5km e tij pa asnjë gabim, duke shkrirë 27.3 sekonda diferencë ndaj gjermanit Arndt Peiffer, për të sjellë të artën e parë ekipore për Francën në stafetën e përzier.
Para Fourcade, Simon Desthieux kishte shkrirë 20 sekonda diferencë pa asnjë gabim në qitje, pas Anais Bescond e cila kishte pasur 4 gabime duke mbetur 48.9 sekonda mbrapa në ndërrimin e saj. Gjashtë kilometrat e parë, Marin Dorin Habert i kishte kaluar për 15:51.1 minuta dhe pa asnjë gabim.
Pas Francës që pati kohë totale prej 1:08:34.3, u rendit Norvegjia me 20.9 sekonda vonesë, ndërkohë Italia fitoi të bronztën me Windisch i cili kaloi Peifferin në fund të garës. Gjermania kishte qenë lidere deri në ndërrimin e fundit.
Garat në biathlon vazhdojnë të enjten në ora 12:15 me stafetën 4x6km për femrat.