OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
SHBA-të befasojnë në sprint
21 February, 2018 @19:02
SHBA-të me Kikkan Randall e Jessica Diggins, morën të artën në stafetën e sprintit klasik duke befasuar kombëtaret skandinave. Amerikanet përfunduan garën me 15:56.47 minuta, duke lënë për 0.19 sekonda pas medalistet suedeze Charlotte Kalla e Stina Nilsson.
Medalja e bronztë i takoi Norvegjisë me Marit Bjoergen e Maiken Caspersen Falla, të cilat kishin mbetur mbrapa për 2.97 sekonda.
Tek meshkujt, Norvegjia doli e para me 15:56.26 minuta, për të cilën kohë Martin Jonsrud Sundby e Johannes Hoesflot Klaebo kishin kaluar nga tri runde prej 1.4km secili. Atletët Olimpik të Rusisë mbetën të dytët me 1.71 sekonda vonesë, derisa Franca mposhti Suedinë në finish me 2.02 sekonda vonesë nga Norvegjia, për të marr të bronztën.
Në kros-kountri kanë mbetur garat maratonike me meshkujt në 50km stil klasik të shtunën në ora 6, dhe femrat në 30km stil klasik të dielën në ora 7:15.