OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Holandezët pa të artë në stafeta
21 February, 2018 @18:58
Holanda ka humbur të dy titujt në stafeta në garat e patinazhit të shpejtë.
Tek meshkujt holandezët mbetën vetëm të tretit pasi mposhtën Zelandën e Re me 5.14 sekonda diferencë. E arta u takoi norvegjezëve të cilët me kohë 3:37.32 lanë pas Korenë Jugore për 1.20 sekonda.
Ndërkohë holandezet nuk arritën tu bënin ballë japonezeve të cilat me kohë 2:53.89 shënuan rekord olimpik duke fituar finale për 1.59 sekonda. E bronzta në duelin veri-amerikan u takoi SHBA-ve të cilat për 0.45 sekonda ishin më të shpejta se Kanadaja. Për SHBA-të ishte medalja e parë olimpike në këtë sport që nga Salt Lake City më 2002.
Të shtunën në ora 13:30 zhvillohen garat e startit masiv tek femrat dhe meshkujt për të përfunduar garat në PyeongChang në patinazh të shpejtë.