Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHIU BËN TELASHE

Ndeshja e Istogut shtyhet, në palestër pikon shiu nga çatia

Ndeshja e Istogut shtyhet, në palestër pikon shiu nga çatia


25 January, 2023 @12:34

Përballja e paraparë të luhet më datën 24 janar ndërmjet Istogut dhe Dritës në palestrën e re të Istogut është shtyer. Arsyeja, klasike kosovare - pikon çatia. Ky problem ka ekzistuar edhe më parë te kjo palestër, ndërsa kësaj radhe është përsëritur.

Sipas njoftimit të KB Istogut ndeshja ndaj KB Dritës është shtyer për një afat tjetër, pasi që po pikon shiu nga çatia.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Istogut, ndeshja e paraparë të luhet më datën 24 janar nga ora 19:00 ndaj Dritës shtyhet për një afat tjetër. Arsyeja e kësaj është se në sallë pikon çatia. Ne çdo ditë përballemi me shiun në sallë, si rezultat i punës së keqe edhe keqpërdorimeve ndër vite të institucioneve dhe individëve. Vuajtëm në të kaluarën, por vuajmë edhe sot fatkeqsisht. Pavarësisht situatës kaotike që mbretëron në sallën tonë, ne nuk do të ndalemi,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i KB Istogut lidhur me ndeshjen.

Data e re e ndeshjes, nuk është publikuar ende.


 
Të gjitha lajmet nga