Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF TREPÇA - KBF KASTRIOTI

Ndeshje rekordesh, Jeffries me quadruple-double

Ndeshje rekordesh, Jeffries me quadruple-double


24 October, 2021 @18:01

Vashat e Trepçës duke e mposhtur Kastriotin me 100 epërsi 131-31, regjistruan fitoren e parë të stinorit.

Dje vashat e Prishtinës e kishin vendosur rekordin me 117 pikë që ishte shifra më e lartë e këtij stinori në Ligën e Femrave, derisa Trepça këtë rekord e theu dhe e bëri 131 pikë.

Në këtë ndeshje shkëlqeu amerikanja e mitrovicasve, Ta’Sharra Jeffries. Ajo ishte e pa kapshme duke luajtur me quadruple-double (dyshifror të katërfishtë) prej 65 pikëve, 22 topa të rrëmbyer, 10 kërcimeve dhe 10 asistimeve.

65 pikët e Jeffries ishte shifra më e lartë e shënuar nga ndonjë basketbolliste në këtë stinor, gjithashtu edhe 22 topa të rrëmbyer, derisa për herë të tretë është regjistruar në histori të Ligës së Femrave, dyshifror të katërfishtë pas Era Shatrit (2019) dhe Diellza Dekajt (2021).

Në anën tjetër te Kastrioti u dallua Anita Grainca me 19 pikë e 15 kërcime.

TABELA AKTUALE

Trepça e regjistroi fitoren e parë e stinorit pas 2 humbjeve, kurse Kastrioti është ende pa fitore.

Në xhiron tjetër Trepça takohet me Vëllaznimin, derisa Kastrioti me Penzën.


 
Të gjitha lajmet nga