Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI

Rahoveci afër marrëveshjes me një trener dhe 3 lojtarë të huaj

Rahoveci afër marrëveshjes me një trener dhe 3 lojtarë të huaj


24 October, 2021 @16:43

Pas rezultateve jo të mira, Rahoveci ka vendosur të bëjë disa ndryshime në skuadër.

Rahoveci ka bërë të ditur në faqen zyrtare të tij se shumë shpejt do të arrihet marrëveshje me një trener të huaj dhe me 3 basketbollistë të huaj.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Rahovecit.

~KOMUNIKATË E KLUBIT~

Të dashur tifozë dhe ju gjithë mbështetës të Klubit të Basketbollit Rahoveci. Skuadra jonë aktualisht po kalon në një periudhë jo të mirë të rezultateve, çka natyrisht nuk ishte në parashikimet tona në përgatitje të ekipit për sezonin e ri të garave.

Pritshmërit e askujt nuk ishin për ketë formë aktuale, prandaj me të drejtë drejtuesit e klubit e kuptojnë frustrimin e secilit që ndjek në çdo hap klubin, duke u nisur nga më i riu e deri tek më i moshuari.

KB Rahoveci pa dyshim qe përbënë pjesën më të madhe të krenarisë  së qytetit dhe kjo është arsyeja shtesë se pse gjendja aktuale është e papranueshme.

Bordi ka analizuar situatën dhe përkundër vështirësive financiare për shkak të pandemisë, kemi filluar që një kohë të marrim masa në raport me gjendjen në klub.

Ne ditë më parë kemi shkëputur me marrëveshje bashkëpunimin me trajnerin Fotis Takianos, për çka jemi në fazë intensive të diskutimeve për arritjen e një marrëveshje po ashtu me një trajner të huaj.

Gjithashtu jemi afër finalizimit të marrëveshjeve edhe me tre basketbollist të huaj që së shpejti pritet t’i bashkohen skuadrës drejt objektivave tona.

Të dashur tifozë,  ju faleminderit secilit për mbështetjen e vazhdueshme dhe që përkundër formës vazhdoni të besoni ne projektin e skuadrës.

Ju sigurojmë se bordi i KB Rahovecit është duke punuar me intensitet të lartë për ta kthyer klubin në formën e duhur ku dhe presim kthimin e rezultateve pozitive për skuadrën tonë.

BORDI I KB RAHOVECI

24.10.2021

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga