KBF VËLLAZNIMI - KBF PRISHTINA

Prishtina thyen rekordin sezonal, vendoset në krye
23 October, 2021 @22:56
Vashat e Prishtinës triumfuan sot kundër Vëllaznimit me rezultat të thellë 54-117.
KBF Prishtina nga minuta e parë e deri në fund nuk e lëshoi epërsinë asnjëherë dhe e mposhti kundërshtaren bindshëm.
117 pikët e shënuara nga vashat e Prishtinës, u bë shifra më e lartë e këtij stinori në Ligën e Femrave.
Agnesa Rrahmani ishte koshashënuesja më e mirë e Prishtinës me 29 pikë, 4 kërcime e 4 asistime, derisa u dalluan edhe Sarah Mgbeike me 24 pikë e 9 kërcime, Sumeja Kosumi me 19 pikë e 18 kërcime dhe Aisia Robertson me 18 pikë, 8 asistime e 5 topa të rrëmbyer.
Te Vëllaznimi si zakonisht më e veçuara ishte kapitenja Rina Hoda. Ajo luajti me 22 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Bleona Juniku me 17 pikë të tjera.
Prishtina me 3 fitore e asnjë humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Vëllaznimi ende nuk u njoftua me fitore.
Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Bashkimin, derisa Vëllaznimi me Trepçën.