TRAJNERI I BASHKIMIT, TOLGA ESENCI
Gjuajtjet e lira, ndër shkaktaret e humbjes
23 October, 2021 @9:59
Trajneri turk i KBF Bashkimit, Tolga Esenci, në deklaratën e tij dhënë pas humbjes së parë sezonale në derbi nga Penza, ka thënë se ndër arsyet kryesore të disfatës ka qenë mossaktësia nga gjuajtjet e lira.
“I kemi lënë të marrin kërcimet në sulm, si arsye e parë. Nuk i shikova statistikat po me sa mbaj mend ka loja, shumë pikë nga gjuajtjet e lira i kemi humbur. Ky rezultat nuk do të ishte kështu në fund, po të mos ishin humbur të gjitha ato gjuajtje të lira,” ka thënë Esenci në fund.
Bashkimi u mposht nga Penza me rezultat 63-84 mbrëmë për të pësuar për herë të parë këtë stinor në Ligë të Femrave. E sa i përket statistikës dhe deklaratës së trajnerit, vajzat portokallezi kanë shutuar 26 herë dhe kanë shënuar 13 herë nga vija e gjuajtjes së lirë mbrëmë.