KBF BASHKIMI - KBF PENZA

Penza fiton bindshëm derbin kundër KBF Bashkimit
22 October, 2021 @19:53
Kampionja aktuale të Ligës së Femrave, Penza, e mposhti me rezultat të thellë Bashkimin 63-84.
Bashkimi e nisi ndeshjen me një seri prej 7-0, derisa Penza u këndell menjëherë dhe e realizoi një seri prej 9-0 dhe nuk e lëshoi më epërsinë.
Briana Williams ishte më e mira me 19 pikë, 13 asistime e 3 kërcime, derisa u dalluan edhe Valbona Bytyqi me 15 pikë, 9 kërcime e 4 asistime, Rael Whitsitt me 15 pikë e 6 kërcime dhe Ermelinda Gjuka me 13 pikë të tjera.
Te Bashkimi u veçuan Takyra Gilbert me 15 pikë, Irma Konjusha me 14 pikë dhe Era Shatri me 12 pikë, 13 kërcime e 9 asistime.
Gjatë ndeshjes pësuan lëndime te Bashkimi, Besjana Martinaj dhe Irma Konjusha, për fat të mirë gjenden në gjendje të mirë.
Penza gjendet në krye të tabelës me 3 fitore e 0 humbje, kurse kjo ishte humbja e parë e Bashkimit pas 3 xhirove.
Në xhiron e katërt Penza përballet me Kastriotin, derisa Bashkimi takohet me Prishtinën.