DUELI I RADHËS PËR ISH KAMPIONIN E BIBL

Foto: LigaUnike/fb
Të hënën Prishtina pret Beroen
22 October, 2021 @16:43
Dueli i tretë për Prishtinën në kuadër të BIBL do të luhet të hënën më 25 tetor, kur bardhekaltërit presin ekipin bullgar Beroe.
Prishtina ka humbur dy ndeshjet e para të fazës grupore, nga Akademik dhe TFT, ndërsa tash është në radhë ndeshja e tretë dhe kërkimi i fitores së parë për kryeqytetasit vazhdon.
Dueli luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve me fillim prej orës 19:00 ndërsa do të referohet nga Haris Bijedic, Aleksandar Pavlov dhe Alija Ferevski.
Beroe në anën tjetër ka zhvilluar dy ndeshje dhe ka shënuar një fitore e një humbje në proces.