PRISHTINA E RE - VUSHTRRIA
Prishtina e Re triumfon ndaj Vushtrrisë
22 October, 2021 @19:43
Pas fitores së ngushtë ndaj AS Prishtinës, Prishtina e Re kësaj radhe e mposhti Vushtrrinë me rezultat 94-77.
Djelmoshat e trajnerit Albert Sylejmani, çerekun e parë e mbyllën me 7 pikë epërsi, derisa epërsinë e njëjtë e ruajti edhe në 10 minutëshin e dytë dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 48-41.
Vushtrria në çerekun e tretë e ngushtroi epërsinë në 3 pikë, kurse çereku i katërt i takoi Prishtinës së Re dhe kështu e regjistroi fitoren e dytë rresht në Ligën e Parë.
Arti Islamaj ishte më i miri te skuadra prishtinase. Ai luajti me 26 pikë, 10 këricme e 3 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua edhe nga Albin Rexhepi me 19 pikë, Arbër Sinani me 17 pikë, 10 kërcime e 6 asistime, Adhurim Aliaj me 16 pikë dhe Arbër Rushiti me 11 pikë, 11 kërcime e 5 asistime.
Te Vushtrria si zakonisht në skenë ishin Engjëll Ramaj me 29 pikë dhe Erhan Sholla me 21 pikë.
Kjo ishte fitorja e dytë e Prishtinës së Re në 2 ndeshjet e zhvilluar, derisa Vushtrria e regjistroi humbjen e parë të stinorit.
Në xhiron tjetër Prishtina e Re takohet me Istogun, kurse Vushtrria me Borean.