MH PRISHTINA - VËLLAZNIMI

Vëllaznimi ngritet në krye, pret humbjen e Boreas
22 October, 2021 @20:53
Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Parë, duke e mposhtur Marigona Hill Prishtinën me rezultat 68-95.
Kontrolli ishte totalisht te skuadra gjakovare dhe arriti fitoren e radhës.
Bardhi Rexha ishte më i miri te Vëllaznimi me double-double prej 20 pikëve e 12 kërcimeve, derisa u veçuan edhe Rron Dahsyla me 18 pikë e 7 kërcime dhe Ujkan Karanezi me 16 pikë të tjera.
Te MH Prishtina Arbnor Haliti me 21 pikë dhe Gent Shala me 17 pikë e 11 kërcime ishin më të mirët, por nuk mjaftuan për fitore.
Vëllaznimi e regjistroi fitoren e dytë, kurse Margiona Hill Prishtina humbjen e dytë në dy xhirot e zhvilluara.
Në xhiron tjetër Vëllaznimi takohet me Dardanët, derisa MH Prishtina me New Basketin.