FERONIKELI -NEW BASKET

100+ pikëshi i parë në Ligën e Parë, New Basket njoftohet me fitore
22 October, 2021 @20:48
Skuadra prizrenase, New Basket, ka regjistruar fitoren e parë të stinorit duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 71-121.
New Basket u bë skuadra e parë që arriti të shënojë mbi 100 pikë në një ndeshje në stinorin 2021/22 në Ligën e Parë.
Pas humbjes ndaj Vëllaznimit në xhiron e parë, New Basket në këtë ndeshje ishte më i koncentruar dhe dominoi deri në fund ndeshjen.
Hajriz Hazeri shkëlqeu në këtë ndeshje me 33 pikë, 8 asistime, 5 topa të rrëmbyer dhe 4 kërcime, derisa u dalluan te New Basketi edhe Dreni Hasani 19 pikë, Jemasio Rhime me 16 pikë dhe Drini Rexha me 14 pikë.
Te Nikli më i miri ishte Bunjan Hasku me 24 pikë e 12 kërcime.
New Basket me këtë fitore ngritet në pozitën e katërt, kurse Feronikeli ende nuk u njoftua me fitore.
Në xhiron e tretë New Basket takohet me MH Prishtinën, derisa Feronikeli me AS Prishtnën.