TIRANA - RAHOVECI

Rahoveci me humbje e hap stinorin në Ligën Unike
23 October, 2021 @18:50
Skuadra e Rahovecit, në ndeshjen hapëse të stinorit 2021/22 në Ligën Unike, u mposht nga Tirana me rezultat 79-74.
Tirana çerekun e parë e mbylli me 11 pikë epërsi, derisa vreshtarët në 10 minutëshin e dytë e ngushtuan epërsinë në 8 pikë.
Po në çerekun e tretë Rahoveci ishte një skuadër tjetër nga ajo e pjesës së parë, me mbrojtje të mirë dhe me sulme të sakta kaluan në 3 pikë epërsi 53-56.
Tirana në çerekun e fundit e ngriti përsëri epërsinë në +10, derisa edhe pse Rahoveci e ngushtoi epërsinë deri në 3 pikë, nuk mjaftoi koha për ta kthyer ndeshjen në favor të tyre.
Ish-lojtarët e Bashkimit, Endrit Hysenagolli dhe Julian Hamati ishin më të mirët te Tirana. Hysenagolli luajti me 24 pikë e 18 kërcime, kurse Hamati me 19 pikë e 12 kërcime.
Te Rahoveci u dalluan Milik Yarbrough me 21 pikë e 8 kërcime dhe Musab Mala me 18 pikë.
Në xhiron e dytë Tirana takohet me Prizrenin, kurse Rahoveci me Teutën.