DUELET E XHIROS

Foto: KBPeja/fb
Në Pejë e Suharekë, Liga Unike nis vitin 2022
18 January, 2022 @11:03
Pas përfundimit të pjesës së parë të stinorit gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, Liga Unike kthehet sonte me ndeshjet sipas radhës.
Xhiroja e tetë e Ligës nis te skuadrat kryesuese të renditjes, ku lideri dhe kampioni aktual Ylli pret Vllazninë e Shkodrës në 13 qershori sonte me fillim prej orës 19:00, ndërsa ndjekësja e parë në renditje Peja pret Teutën e Durrësit në Karagaç.
Të dyja duelet pritet të fitohen nga vendasit, nëse nuk bëhet ndonjë befasi e madhe në lojë, kurse Ylli me bilans 6-1 e Peja me 5-2 pritet të zgjerojnë epërsinë e tyre në renditje ndaj kundërshtarëve.
Teuta është me bilans 4-3, kurse Vllaznia është e fundit në renditje me 1-6.
TABELA AKTUALE:
1 | Ylli | 6-1 | ||
2 | Peja | 5-2 | ||
3 | Teuta | 4-3 | ||
4 | Prizreni-16 | 4-3 | ||
5 | Tirana | 4-3 | ||
6 | Rahoveci | 2-5 | ||
7 | Kamza | 2-5 | ||
8 | Vllaznia | 1-9 |