DUELET E RADHËS

Orari i gjysmëfinaleve të Superkupës!
8 December, 2022 @22:45
Pas ndeshjeve çerekfinale të Superkupës së Kosovës, katër skuadra kanë siguruar gjysmëfinalet e garës, ndërsa befasi mund të konsiderohet fitorja e Bashkimit ndaj Pejës, duke parë ecurinë e tyre në Superligë.
Ylli - Prishtina është gjysmëfinalja e parë e turneut të Superkupës së Kosovës që po luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, ndërsa Trepça - Bashkimi është gjysmëfinalja e dytë e turneut, ku fituesit do të kalojnë në finale për të luftuar për trofeun e fundit të vitit 2022.
Sa i përket dueleve, ato do të luhen të premten më 9 dhjetor. Përballja mes Yllit dhe Prishtinës nis në ora 17:00, ndërsa ajo në mes të Trepçës dhe Bashkimit në ora 20:30.