READY FOR TROPHY

Orari i ndeshjeve të Final Four në Ligën Unike
14 April, 2022 @15:00
Në konferencën e sotme për shtyp në zyret e FBK-së, ku u zyrtarizua organizimi i Final Four të Ligës Unike 2021/22 në Karagaç të Pejës nga KB Peja, është bërë i ditur ndër të tjera edhe orari i ndeshjeve gjysmëfinale të PlayOffit.
Organizimi është thënë që do të jetë i nivelit të lartë, ndërsa sekretarja e përgjithshme e FBK-së Elvira Dushku ka bërë të ditur se shuma e shpërblimit për katërshen e Final Fourit në total është 25 mijë euro.
Dulet do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme, më 20 e 21 prill 2022.
E mërkurë, 20 prill
17:00 Ylli - Teuta
20:30 Peja - Prizreni
E enjte, 21 prill
17:00 Dueli për vendin e tretë
20:30 Finalja.
Biletat për të gjitha ndeshjet kushtojnë 10 euro, është bërë e ditur në konferencë për shtyp, ndërsa për një ndeshje, 5 euro.
Ky është Final Four i dytë radhazi në të gjitha garat që po e merr KB Peja në organizim pas atij të shkurtit në Kupë të Kosovës.