RIKTHIMI TE FITORET

Pamje nga arkivi
Pas dy humbjesh, NewBasket i kthehet fitores
4 February, 2023 @20:36
Ekipi i NewBasketit ka arritur t’i kthehet fitores dhe të mbrojë vendin e tretë në renditje tabelare të Ligës së Parë, pasi që pas dy humbjesh i është kthyer fitores duke e mposhtur Dritën e Gjilanit, 82-74.
Drini Rexha me 25 pikë e 19 kërcime ka qenë më meritori për fitoren e skuadrës, ndërsa 18 pikë ka dhënë edhe Visar Ejupi. Te Drita me nga 17 pikë ndeshjen e përfunduan dyshja me përvojë Qëndrim Demi dhe Laurant Ibrahimi.
Fitorja bën që NewBasket me bilanc 17-8 të jetë e treta në renditje, ndërsa Drita me bilanc 15-8 të zë pozitën e pestë.