Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - LEGIA

Humbje minimale në Prishtinë, Drita eliminohet nga Legia

Foto: Legionisci.com

Humbje minimale në Prishtinë, Drita eliminohet nga Legia


29 August, 2024 @21:54

Në një atmosferë të mirë të krijuar nga “Intelektualët” në “Fadil Vokrri”, Drita sonte u mposht 0-1 nga Legia e Varshavës, për t’u eliminuar kështu nga Play Off-i i Ligës së Konferencës.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, me mysafirët me përvojë që nuk e lejonin Dritën të ishte e rrezikshme.

11-SHET STARTUESE

Në pjesën e dytë, Dritës nuk i bënë punë as zëvendësimet sulmuese. Ndonëse e dominoi bindshëm posedimin e topit, raste për rrezik nuk pati shumë, me polakët tejet të disiplinuar në mbrojtje.

Gjërat Dritës iu komplikuan edhe më shumë në minutën e 77’, kur kapiteni Rron Broja u përjashtua nga loja. Mesfushori mitrovicas mori dy kartonë të verdhë.

Përveç që nuk e gjeti dot rrjetën, Drita krejt në fund të ndeshjes pranoi gol. Tomas Pekhart i polakëve e gjeti rrjetën në minutën e 90+2’ dhe kështu ndeshja u mbyll 0-1.

Humbja 2-0 javën e kaluar në Varshavë dhe kjo e pësuar sonte bëjnë që Drita të eliminohet nga Play Off-i i Ligës së Konferencës, që për këtë skuadër është arritje historike, duke qenë se deri këtu nuk kishte arritur asnjëherë më herët para këtij sezoni.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League