FITORJA E PARË E VITIT 2023 PËR PEJËN

Pas dy humbjeve radhazi, Peja arrin fitoren e parë të vitit
15 January, 2023 @18:55
Peja i është kthyer fitores. Verdhezinjtë kanë shënuar fitore të thellë ndaj Vëllaznimit në Shani Nushi sonte, për t’iu kthyer fitoreve, ndërsa ekipi ka shënuar fitoren e parë të vitit 2023, pasi që dy ndeshjet e kaluara kampionale i humbën.
Për më tepër, kjo ka qenë fitorja e parë e Pejës pas tri humbjeve, nëse llogaritet ndeshja e fundit e vitit të kaluar në kuadër të BIBL ndaj Hapoel Beer Shevës.
Peja është dukur e mirë sonte, ndërsa ekipi ka bërë dallimin në çerekun e dytë dhe të fundit, për të fituar ndaj Vëllaznimit, për përfundimtaren Vëllaznimi 57-81 Peja [15-15, 16-23, 15-18, 11-25].
Qendra Brad Waldow ka dominuar sonte, derisa ka bërë double-double me 20 pikë e 18 kërcime për Pejën. Rodney Purvis shënoi 22 pikë, 5 asistime e 4 kërcime, ndërsa gjuajti me saktësi 50% për tri pikë, duke shënuar 3 nga 6 tentime. Arti Hajdari kontribuoi me 14 pikë.
Vëllaznimi, që regjistroi disfatën e 11 të stinorit sonte, dështoi në gjuajtjet për tri pikë! Përqindja totale e tyre ishte 19! Derisa nga 26 tentime shënuan vetëm 5 herë! Më efikasi ishte Jahii Carson që dha 15 pikë, ndërsa Damonte Dodd kreu lojën me double-double prej 10 pikësh e 14 kërcimesh.
Peja bëhet me bilanc 13-5 pas kësaj ndeshjeje, duke barazuar bilancin me Prishtinën lidere, ndërsa Vëllaznimi tash është me 7-11!