Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DY NDESHJE TESTUESE

Peja gati për stinorin e ri, sonte testi i parë

Foto: KBPeja/ fb

Peja gati për stinorin e ri, sonte testi i parë


30 August, 2024 @9:33

Klubi i Pejës ka bërë të ditur se pas të gjitha njoftimeve për transfere të kësaj vere dhe fillimit të stërvitjeve për stinorin e ri, ekipi është gati për të nisur edhe testimet në parket.

Tristan Ikpe, përforcimi i fundit i paralajmëruar i Pejës është bashkuar gjithashtu në ekip, ndërsa trajneri Rami Hadar po vazhdon të punojë në ndërtimin dhe komponimin e skuadrës së re të tij për edicionin 2024/25 të garave.

“KB Peja ka tashmë afro dy javë që nga nisja e stërvitjeve për sezonin e ri - ku intensiteti ka qenë i lartë dhe fokusi në maksimum për të nisur një edicion të gjatë e me plotë sfida.
Skuadra është kompletuar me ardhjet e reja, basketbollistët që kanë vazhduar kontratën dhe talentë premtues nga qyteti i Pejës që padyshim do luajnë rol të madh në klub - në të ardhmen, por edhe në të tashmen,”
ka bërë të ditur ndër të tjera njoftimi i KB Peja sot.

Ndërkaq, sonte verdhezinjtë do të bëjnë edhe testin e parë në parket ku prej orës 20:00 do të jenë mysafir të Vëllaznimit në “Shani Nushi”, kurse dy ditë më vonë, pra më 1 shtator gjithashtu në “Shani Nushi” do të ndeshen me KK Feniks nga Maqedonia Veriore për një test tjetër të Hadarit para stinorit të ri.


 
Të gjitha lajmet nga