Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË BIBL

Peja kërkon vazhdimin e serisë së fitoreve

Foto: FBK

Peja kërkon vazhdimin e serisë së fitoreve


19 December, 2022 @23:55

Peja që është njëra ndër ekipet pa humbje këtë stinor në Ligën Ballkanike (BIBL) është duke kërkuar që të vazhdojë serinë e fitoreve aty, pasi që nesër (20 dhjetor) në Karagaç pret ekipin malazez Milenijum.

Përballja Peja-Milenijum luhet prej orës 20:15, ndërsa do të referohet nga Ognjen Jokic, Milosav Kaludjerovic dhe Stefan Kuburovic.

Peja deri tash ka tre fitore nga tri ndeshje në BIBL këtë stinor, ku ka nisur shumë mirë dhe bashkë me ekipin izraelit Hapoel Beer Sheva janë të vetmit me këtë bilanc perfekt pas 3 ndeshjeve të luajtura.


 
Të gjitha lajmet nga