VLLAZNIA - PEJA

Peja lehtë ndaj Vllaznisë së fundosur
12 December, 2021 @20:50
Skuadra e Pejës ka kaluar lehtë ndaj Vllaznisë në Shkodër sonte, duke e mposhtur me rezultat 76-101 [25-30, 15-19, 11-25, 25-27].
Kjo ka qenë fitorja e katërt e Pejës në kuadër të Ligës Unike dhe me këtë ajo i bashkangjitet Prizrenit’16 në ndjekje të Yllit që është lider me 5-1.
Në anën tjetër Vllaznia e drejtuar nga Nikola Milatovic është fundosur në renditje me bilans 1-5 pas gjashtë xhirosh.
Sa i përket ndeshjes, verdhezinjtë kanë qenë në epërsi që nga çereku i parë, ndërsa atë e kanë thelluar pas secilës periudhë për të fituar ndeshjen me 25 pikë dallim.
Gjashtë lojtarë të Pejës kanë mbyllë ndeshjen me pikë dyshifrore, ndërsa Steph Maxwell e ka kryer me 23 pikë, 9 kërcime e 4 asistime, si më efikasi i ndeshjes.
Lojë të mirë kanë treguar edhe Dardan Berisha e Daniel Lekndreaj. I pari shënoi 16 pikë, 6 asistime e 3 kërcime, ndërsa i dyti po aq pikë, 2 asistime dhe 2 topa të rrëmbyer.
Te Vllaznia Nathan Davis ka qenë më efikasi me 21 pikë të shënuara e 5 kërcime, e pos tij vetëm edhe Elian Memçaj kreu lojën me pikë dyshifrore duke dhënë 11 sosh.
-