KARAGAÇ
Peja zyrtarizon të huajin e parë për edicionin e ri
11 October, 2020 @19:47
Vetëm disa orë pas njoftimit për vështirësitë me të cilat po përballet klubi, KB Peja ka komunikar edhe përforcimin e parë të huaj për edicionin e ri të garave.
Amerikani Robert Cartwright është shtesa e parë e huaj në skuadrën verdhezi. Ai luan në pozitën e fundorit dhe shquhet për asistime dhe efikasitet.
Cartwright është 25-vjeç dhe 188 centimetra i gjatë, derisa ka qenë pjesë e NCAA me ekipin UC Irvine në SHBA.
Në fakt, Cartwright ka qenë i paralajmëruar në stinorin e kaluar te KB Peja, gjatë marsit, si i huaji i fundit në ekip.
Por, për shkak të pandemisë stinori u ndërpre dhe ai mbeti i regjistruar si lojtar i verdhezinjëve.