KBF VËLLAZNIMI - KBF PENZA

Penza lehtë ndaj Vëllaznimit
5 March, 2022 @17:59
Dallimi i madh mes thellësisë dhe cilësisë së lojtarëve, ka bërë edhe njëherë që Penza të kalojë pa telashe kundërshtaren e sotme.
KBF Vëllaznimi kanë qenë të pafuqishme karshi pejaneve që kanë kaluar pa telashe ndeshjen, duke arritur fitore 48-111 [18-27, 7-30, 11-26, 12-28].
Pesë lojtare të Penzës kanë shënuar pikë dyshifrore në këtë ndeshje, derisa amerikania Kaela Hilaire ka qenë me më së shumti prej tyre, 24.
Te Vëllaznimi Kendra Williams mbetet lojtarja e vetme që po i bën ballë skuadrave tjera. Ajo kreu duelin me 26 pikë e 8 kërcime.
Pas këtij dueli, Penza ka bilanc 13-4 kurse gjakovaret 4-13.