Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA WC: FINALJA

Për herë të parë në histori, Gjermania kampione e Botës në basketboll!

Foto: FIBA WC

Për herë të parë në histori, Gjermania kampione e Botës në basketboll!


10 September, 2023 @16:46

Kur flasim për përfaqësueset që mund ta fitojnë një Kampionat Botëror të basketbollit, nuk është që e përmendim shpesh Gjermaninë.

Megjithatë, përfaqësuesja e Gjermanisë në basketboll na befasoi të gjithëve dhe arriti të shpallet kampione e Botës në basketboll sot, pasi e mposhti Serbinë në finale.

Takimin final Gjermania e fitoi me rezultat 83-77.

Gjermanët ishin në epërsi pothuajse përgjatë gjithë kohës, ndonëse fitorja iu rrezikua pak në sekondat e fundit. Gjithsesi, përmbysje nuk pati dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Gjermanisë.

Dennis Schröder me 28 pikë dhe Franz Wagner me 19 pikë ishin më të mirët te Gjermania sonte.

Rrugës për finale, Gjermania eliminoi SHBA-të dhe Letoninë, dy përfaqësuese tejet cilësore.

Kjo është hera e parë në histori që Gjermania shpallet kampione e Botës në basketboll!


 
Të gjitha lajmet nga