DUELI I RADHËS PËR ISH KAMPIONIN E BIBL

Për të vazhduar fitoret, Prishtina ndaj Levskit sonte
31 March, 2022 @10:28
Dueli i fundit i Prishtinës si vendas në kuadër të Grupit C të BIBL luhet sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, ndërsa bardhekaltërit vendas presin ekipin nga kryeqyteti bullgar Sofje, Levski.
Në përballjen e kaluar, Prishtina kishte mposhtur Hapoel Elionin 74-68 ndërsa tash kërkon edhe fitore ndaj Levskit për të mbajtur rekordin 100% të fitoreve në shtëpi në fazën e dytë të garave të BIBL 2021/22.
Ante Nazor do të llogarisë te të gjithë basketbollistët në këtë ndeshje, pasi që nuk ka ndonjë lëndim të raportuar zyrtarisht te ekipi i tij, ndërsa Prishtina aktualisht ka bilanc 2-1 në Grupin C.
Levski në anën tjetër ka bilanc 3-1 (me një ndeshje më shumë).
Ndeshja në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë nis prej orës 19:00. Pas kësaj ndeshjeje ish dy herë kampionit të BIBL i mbesin edhe dy ndeshje tjera si mysafir për të përfunduar fazën e dytë, ndaj Hapoel Elionit më 5 prill dhe ndaj Levskit më 7 prill.
TABELA AKTUALE, BIBL, GRUPI C:
1 | Hapoel Elion (IZR) | 3-2 | ||
2 | Levski (BUL) | 3-1 | ||
3 | Akademik (BUL) | 1-5 | ||
4 | Prishtina (KOS) | 2-1 |