Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TERMINI I NDESHJES SË MBETUR

Përcaktohet termini për ndeshjen e mbetur: Prishtina-Peja

Përcaktohet termini për ndeshjen e mbetur: Prishtina-Peja


4 January, 2023 @17:12

Dy skuadrat më të trofeshme në basketbollin e Kosovës, Prishtina dhe Peja, kanë rënë në ujdi për datën dhe orën e ndeshjes së mbetur të xhiros së XV, e cila ishte shtyer.

Kjo përballje që i takonte javës së 15 të Superligës ishte paraparë të luhet në fundjavën e 22/23 dhjetorit të vitit që e lamë pas, mirëpo për shkak të angazhimit të Prishtinës në ENBL, u shtye.

Tash, sipas njoftimit të lëshuar në faqen zyrtare të FBK-së, përballja mes dy skuadrave në fjalë që kanë edhe rivalitetin më të madh në basketbollin kosovar, do të luhet më datë 11 janar 2023.

Ndeshja e së mërkurërs së 11 janarit do të nis në ora 19:00 shkruan aty.

Prishtina vs Peja, termini i ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga