Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LETRA SPORTISTËSH

Përfitimet shëndetësore nga pingpongu

Përfitimet shëndetësore nga pingpongu


Shkruan: Anila Shala (Lojtare e KPP Priping)

2 September, 2020 @21:46

Pingpongu është një lojë shumë interesante, përfitimet shëndetësore të së cilit janë të mahnitshme. Përveç se është një mënyrë argëtuese për të kaluar kohën dhe për t’u kënaqur me familjen apo miqtë tuaj, ai ka përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore. Sikurse edhe sportet tjera, pingpongu ofron stimulim të shkëlqyeshëm trup-mendje, ushtrime aerobike dhe bashkëveprim shoqëror. Gjithashtu, për dallim nga shumë sporte, rreziku i përgjithshëm për lëndime gjatë lojës së pingpongut është mjaft i ulët.

pingpong kids

Më poshtë po ua listojmë disa nga përfitimet e shumta shëndetësore të pingpongut:

1. Nivelet e përgjithshme të fitnesit

Pingpongu është lojë, që iu siguron një gjendje të plotë trupore të gjitha moshave dhe rrit aftësitë trupore të tyre. Aktiviteti intensiv kardiovaskular i pingpongut ndikon në forcimin e muskujve themelorë dhe në mbajtjen e ekuilibrit të rrahjeve të zemrës dhe trupit në përgjithësi. Gjatë lëvizjeve të vazhdueshme dhe frymëmarrjes së shpejtë rritet aftësia e mushkërive dhe kryhet qarkullimi i duhur i oksigjenit në qelizat e gjakut. Tjera të mira të kësaj fushe janë ndryshimi pozitiv i formës së trupit, aktivizimi i sisitemit imunitar dhe rritja e fleksibilitetit të trupit tuaj.

2. Humbja e peshës

A ndihmon vërtetë pingpongu në humbjen e peshës? Po, sigurisht! Pingpongu ju ndihmon të humbisni shpejt peshën tuaj pasi që kërkon lëvizje të shpejt. Loja e vazhdueshme ndikon në lirimin e djersës nga trupi juaj, që ndihmon në djegien e yndyrës. Numri i kalorive varet nga koha se sa luani dhe mënyra se si luani. Nëse luani saktë, mund të humbisni 600 deri 1000 kalori në një orë (rezultat ky, i cili arrihet nga lojtarët profesionist). Dhe nëse nuk preferoni palestrën, atëherë pingpongu është zgjidhja e duhur për të humbur peshë në një mënyrë argëtuese dhe më të lehtë.

3. Forcimi i muskujve

Pingpongu forcon tërë trupin dhe muskujt thelbësorë, sepse kur lëviz për të kthyer topin, lëvizja synon të përfshijë të gjithë muskujt kryesor të trupit tuaj. Sidomos muskujt e barkut, këmbës dhe supet janë zonat e synuara. Kur goditni topin aktivizoni muskujt e krahut dhe të shpatullave, ku ajo pjesë do të forcohen siç duhet, pastaj kthimi i topit në shpejtësi më të lartë përmison lëvizshmërinë e nyjeve.

4. Përmisimi i balancit të përgjithshëm

Të qëndruarit në ekuilibër dhe aftësia të ndryshoni shpejt drejtimin janë pikat kryesore për të qenë një lojtar i mirë i pingpongut. Sa më shumë të luani, aq më shumë mund të përmisoni këto aftësi të nevojshme. Pingpongu ju ndihmon të zhvilloni ekulibrin tuaj dinamik duke mësuar lëvizjet e lojës dhe e forcon kohëgjatësinë e qëndrimit tuaj në ekuilibër. Ky përfitim iu ndihmon lojëtarëve jo vetëm gjatë lojës, por edhe në jetë duke iu sigurar atyre një jetë të shëndetshme.

5. Kordinimi i dorës dhe syve

Përmisimi i koordinimit të syve me dorë arrihet gjatë lojës kur mbani reketën me duar dhe sytë mbi top. Meqenëse, pingpongu konsiderohet si një nga sportet më të shpejta në botë dhe me shumë ndryshime të lëvizjes së topit, atëherë lojëtarit i duhet vërtet një koordinim i nivelit të lartë të syve me dorën në mënyrë që të shkëlqejë gjatë lojës.

6. Përmisimi i reflekseve

Për shkak të ritmit të shpejtë të lojës dhe distancës së shkurtër, nuk është për t’u habitur që reflekset trupore të një lojtari do të përmisohen. Ekzistojnë mënyra të ndryshme, që mund t’i praktikoni për të përmirësuar reflekset e juaja. Mirëpo, mënyra më e mirë janë ushtrimet e vazhdueshme, të cilat ju ndihmojnë të fitoni reagimin e shpejtë që ju nevojitet në një kohë shumë të shkurtër.

7. Rritja e përqendrimit

Pingpongu është një lojë ku duhet të shikoni topin gjatë gjithë kohës që jeni duke luajtur. Nëse e humbni kontaktin me sy me topin, nuk do ta fitoni ndeshjen. Kështu që kontakti i vazhdueshëm i syve përmirëson përqendrimin gjatë garave dhe rrit përqendrimin e nevojshëm gjatë jetës së përditshme. Ky përmisim është rezultat i mirë në arritjen e një gjendjeje fizike dhe mendore të shëndetshme.

8. Zgjerimi i rrethit shoqëror

Njëra prej anëve më mira të secilit sport është socializimi me të tjerët. Ndërveprimi social është shumë i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe mund të arrihet lehtë, nëse ju praktikoni ndonjë sport. Këtë e ofron edhe pingpongu, ku përmes tij ju do të keni mundësi të shkëlqyeshme të takoni njerëz të rinj e në këtë mënyrë të krijoni miqësi të reja.

pingpong

Për ta përmbledhur më mirë, nuk ka dyshim se pingpongu ka përfitime të mëdha shëndetësore dhe njerëzit që luajnë pingpong i fitojnë të gjitha këto me kalimin e kohës. Pasi që vetëm sportet mund të sigurojnë nivelin e duhur të gjendjes së mirë fizike, të forcojnë trupin tuaj, të rrisin energjinë dhe t’i bëjnë të gjithë të ndihen të lumtur për gjendjen e tyre fizike dhe mendore. Për një jetë të shëndetshme, mund të mbështeteni tek pingpongu dhe nëse jeni bindur se ai është sport i mrekullueshëm, filloni ta praktikoni menjëherë!



i:

Letrat dhe opinionet e dërguara për botim, nuk paraqesin qëndrimin e redaksisë.

BELGIAN GP

Lewis Hamilton në krye të Belgian GP

Motosports

Lewis Hamilton në krye të Belgian GP

30/08/20 @ 19:12

PEJA OPEN 2020

Peja Open 2020, gati për edicionin e dytë

Tenis

Peja Open 2020, gati për edicionin e dytë

27/08/20 @ 15:54

FORMULA 1

Turkish Grand Prix shtohet në kalendarin e Formula 1

Motosports

Turkish Grand Prix shtohet në kalendarin e Formula 1

25/08/20 @ 15:26

LETRA SPORTISTËSH

Ping Pong prej 7 deri në 77

Të tjera

Ping Pong prej 7 deri në 77

24/08/20 @ 11:18

MEMORANDUM

Ministria 100 mijë euro për Zubin Potokun

Të tjera

Ministria 100 mijë euro për Zubin Potokun

14/08/20 @ 15:39

FUNDI I AFATIT KALIMTAR

Vetëm 6 përforcime te skuadrat e hendbollit

FHK Superliga

Vetëm 6 përforcime te skuadrat e hendbollit

07/08/20 @ 14:06

ATLETIKË

Tirron Mamusha, kampion i Kosovës në 5000m

Të tjera

Tirron Mamusha, kampion i Kosovës në 5000m

03/08/20 @ 10:29

BOKS

Mike Tyson i kthehet ringut

Të tjera

Mike Tyson i kthehet ringut

23/07/20 @ 19:07

PRISHTINA

KH Prishtina në garat evropiane

FHK Superliga

KH Prishtina në garat evropiane

15/07/20 @ 14:10

FINALJA E PLAYOFFIT

KH Besa e pandalshme, fiton titullin e shtatë me radhë

FHK Superliga

KH Besa e pandalshme, fiton titullin e shtatë me radhë

23/06/20 @ 21:41

KËNDI I BLERIMIT

Vërtetimi i dominimit të Jumbo-Vismas dhe Vingegaardit

Të tjera/Analiza

Vërtetimi i dominimit të Jumbo-Vismas dhe Vingegaardit

28/07/23 @ 11:47

MUNDJE - OLIMPIADA E TË RINJËVE

Ekipi i Kosovës në mundje arrin në SHBA

Të tjera

Ekipi i Kosovës në mundje arrin në SHBA

24/07/23 @ 16:41

FORMULA 1

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

Të tjera

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

23/07/23 @ 16:42

KRAKOW 2023

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

Të tjera

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

22/06/23 @ 14:09

PEJANËT KAMPIONË!

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

Të tjera

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

14/05/23 @ 00:14

BODYBUILDING

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

Të tjera

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

08/05/23 @ 15:50

FBNS @ IFSC

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

Të tjera

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

04/04/23 @ 15:14

LOJËRAT MESDHETARE 2030

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

Të tjera

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

03/04/23 @ 23:23

BOKS

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

Të tjera

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

14/03/23 @ 10:50

SLLAMOMISTËT E RINJ

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023

Të tjera

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023

11/01/23 @ 10:42


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera