Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA (F)

Përquku: Krenare që jam kapitene e Kosovës

FOTO / FBK

Përquku: Krenare që jam kapitene e Kosovës


Teksti: FBK

7 July, 2021 @17:14

Basketbollistet e Kosovës A po vazhdojnë me përgatitje dy herë në ditë për një përfaqësim sa më dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

Kosova A për herë të parë do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare te femrat.

Kapitene e Kosovës do të jetë basketbollistja me përvojë, Arbnore Përquku. “Sigurisht se jam shumë krenare që jam kapitene e Kosovës. Është një ëndërr e realizuar për mua që në përfaqësimin e parë ndërkombëtar, të jem unë kapitene. Pas shumë viteve në basketbollin e Kosovës do të kem mundësi të përfaqësoj vendin në garat ndërkombëtare dhe ky është një nder për mua”, është shprehur Përquku për faqen zyrtare të FBK-së.

Basketbollistja e Penzës ka folur edhe për rrjedhën e përgatitjeve. “Jemi duke u stërvitur dy herë në ditë dhe deri më tani nuk kam pasur lëndim. Po mundohemi të japim më të mirën tonë në mënyrë që të jemi sa më të gatshme për garat ndërkombëtare”, shtoi tutje basketbollistja me përvojë.

Kosova A do të debutojë këtë verë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të mbahet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro.

Ajo foli për rëndësinë e formimit të Përfaqësueses A dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare. “Është një ëndërr e realizuar, sidomos për të gjitha basketbollistet që kemi përvojë dhe nuk kemi mundur të luajmë më herët në arenën ndërkombëtare. Do të mundohemi të përfaqësojmë vendin në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Kosova është në grup me Luksemburgun dhe Qipron, ndërsa në këtë Kampionat marrin pjesë shtatë shtete. Dy vendet e para kualifikohen në gjysmëfinale, ndërsa vendet tjera do të luajnë për pozitat 5-7.

Ne nuk udhëtojmë me flamur të bardhë. Për ata jemi duke u stërvitur dy herë në ditë. Do të japim më të mirën tonë në çdo ndeshje dhe shpresojmë në rezultate pozitive”, përfundoi Arbnore Përquku, që do të jetë në histori si kapitenia e parë e Kosovës A në garat zyrtare ndërkombëtare.


PRIZRENI

Prizreni prezenton përforcimin e parë për stinorin 2021/22

FBK Superliga/Transfere

Prizreni prezenton përforcimin e parë për stinorin 2021/22

07/07/21 @ 17:00

NEW BASKET

New Basket zyrtarizon përforcimin nga Ylli

FBK Liga e Parë

New Basket zyrtarizon përforcimin nga Ylli

07/07/21 @ 11:11

GAME 1: SUNS - BUCKS

Finalja e madhe fillon me fitoren e Suns

NBA

Finalja e madhe fillon me fitoren e Suns

07/07/21 @ 09:15

KOSOVA (F)

Vraniqi: Po japim maksimumin në stërvitje

Përfaqësuesja

Vraniqi: Po japim maksimumin në stërvitje

06/07/21 @ 16:28

KOSOVA (F)

Pjesëmarrja historike e Kosovës

Përfaqësuesja

Pjesëmarrja historike e Kosovës

06/07/21 @ 13:54

GOLDEN EAGLE YLLI

I huaji i parë te kampioni aktual

FBK Superliga/Transfere

I huaji i parë te kampioni aktual

06/07/21 @ 13:01

EDHE RILINDJA 1974 U NDA ME TRAJENRIN!

Pas humbjes nga Trepça, Rilindja 1974 ndau rrugët me trajnerin

FFK Liga e parë/Transfere

Pas humbjes nga Trepça, Rilindja 1974 ndau rrugët me trajnerin

08/10/24 @ 23:46

EDHE NJË I HUAJ TE VËLLAZNIMI!

Antwan Walker bind Vëllaznimin

FBK Superliga/International/Transfere

Antwan Walker bind Vëllaznimin

08/10/24 @ 23:23

E PAPRITUR TE KF DRENICA!

Drenica ndan rrugët me trajnerin Visoka dhe ndihmësit e tij

FFK Liga e parë/Transfere

Drenica ndan rrugët me trajnerin Visoka dhe ndihmësit e tij

08/10/24 @ 22:52

RAPORTI PAS STËRVITJES SË SOTME

Stërvitja e Kosovës: 2 futbollistë me lëndime të lehta

Liga e Kombeve/Kosova

Stërvitja e Kosovës: 2 futbollistë me lëndime të lehta

08/10/24 @ 21:51

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (4)

FBK Superliga

TOP 5-shja e javës në Superligë (4)

08/10/24 @ 18:02

NGA STËRVITJA E KOSOVËS U21

Kosova U21 zhvillon stërvitjen e radhës: Bunjaku dhe Ismajli optimistë për vazhdimësinë e serisë

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Kosova U21 zhvillon stërvitjen e radhës: Bunjaku dhe Ismajli optimistë për vazhdimësinë e serisë

08/10/24 @ 15:57

NDËRRIME NË FTESA!

Sylvinho fton edhe një lojtar të ri te Shqipëria

Liga e Kombeve/Shqipëria

Sylvinho fton edhe një lojtar të ri te Shqipëria

08/10/24 @ 15:24

DUELI I MBETUR!

Ndeshja e mbetur Peja-Prizreni luhet nesër

FBK Superliga

Ndeshja e mbetur Peja-Prizreni luhet nesër

08/10/24 @ 15:13

RAMI HADAR NUK ËSHTË MË TRAJNER I KOSOVËS

Edhe zyrtarisht, Rami Hadar nuk është më përzgjedhës i Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Edhe zyrtarisht, Rami Hadar nuk është më përzgjedhës i Kosovës

08/10/24 @ 14:11

INICIMET E KOMISIONIT TË GARAVE

KG fut në disiplinore Llapin dhe Dritën

FFK Superliga

KG fut në disiplinore Llapin dhe Dritën

08/10/24 @ 14:01


 
Të gjitha lajmet nga