KBF TIRANA - KBF PRISHTINA

Prishtina e nis me fitore Ligën Unike
24 November, 2021 @18:45
Ndeshja e parë në Ligën Unike te femrat, përfundoi me fitoren bindëse të Prishtinës kundër Tiranës.
Vashat e Prishtinës me 40 pikë epërsi e mposhtën Tiranën 57-97.
Prishtina çerekun e parë e mbylli me 10 pikë epërsi 20-30, kurse epërsia më e madhe në ndeshje u bë në çerekun e dytë, ku vashat prishtinase pësuan vetëm 8 pikë e shënuan 21.
Në pjesën e dytë kontrolli i ndeshjes ishte totalisht te Prishtina dhe kështu erdhi fitorja e parë e Ligës Unike te femrat.
Sarah Mgbeike ishte më e dalluara me 21 pikë, 20 kërcime, 3 bllokada, 2 asistime e 2 topa të rrëmbyer, kurse Arbnore Përquku shkëlqeu me 17 pikë, 8 kërcime e 7 asistime dhe Aisia Robertson me 15 pikë, 11 kërcime e 6 topa të rrëmbyer.
Te Tirana e vetmja me pikë dyshifrore ishte Mirela Lugaj me 20 pikë.
Prishtina në xhiron e dytë do të takohet me Penzën, derisa Tirana me Bashkimin.