KBF BASHKIMI

KBF Bashkimi përforcohet me dy amerikane
23 November, 2021 @17:38
KBF Bashkimi, ka gjetur zëvendësueset e amerikaneve të liruara.
Javë më parë Bashkimi ka liruar dy amerikanet, Takyra Gilbert dhe Janea Barnes, derisa sot ka shtuar në skuadrët basketbollistet Janelle Porter dhe Christina Ellis.
Ellis së fundi ka qenë pjesë e skuadrës Zamalek në Egjipt dhe ka luajtur te kolegji Jackson State Tigerettes në NCAA.
Në anën tjetër Porter ka qenë pjesë e disa kolegjeve në SHBA.
Që të dyja përforcimet do të debutojnë në Ligën Unike kundër Partizanit.
KBF Bashkimi në Ligën e Femrave ka bilanc prej 4 fitoreve e 2 humbjeve.