KBF TREPÇA - KBF PRISHTINA

Prishtina vazhdon me fitore, rimerr kreun
21 November, 2021 @21:12
Skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Femrave, KBF Prishtina, e kaloi edhe pengesën e Trepçës, duke e mposhtur me rezultat 56-72.
KBF Prishtina në asnjë moment nuk lëshoi epërsinë kundër skuadrës mitrovicase dhe arriti fitoren e shtatë rresht në Ligën e Femrave.
Diellza Dekaj ishte koshashënuesja më e mirë 15 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Agnesa Rrahmani me 13 pikë e 6 kërcime, Sarah Mgbeike me 11 pikë, 15 kërcime e 5 asistime dhe Marigona Rushiti me 11 pikë gjithashtu.
Te Trepça e vetmja që shkëlqeu ishte Ta’shara Jeffries me 33 pikë, 7 kërcime, 3 asistime e 3 topa të rrëmbyer.
Prishtina me 7 fitore e 0 humbje rikthehet në krye, derisa skuadra mitrovicase me 1 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e parafundit.
Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Vëllaznimin, kurse Trepça me Kastriotin.