AS PRISHTINA BIE

Pamje nga arkivi/ Foto: FBK
Prishtina e Re mposht AS-in dhe ia humb gjasat për mbijetesë
11 February, 2023 @12:12
AS Prishtina në stinorin tjetër nuk do të jetë pjesë e ekipeve të Ligës së Parë të Kosovës, pasi që më nuk kka gjasa as teorike për të mbiejtuar aty. Kjo, pasi që Prishtina e Re i fitoi me 22 pikë dallim mbrëmë në duelin ku ndeshja përfundoi me rezultat, Prishtina e Re 95-73 AS Prishtina.
Engjull Sollova me 32 pikë dhe Adrian Ibishi me 20 pikë shënuan më shumë se gjysmën e pikëve të skuadrës së Albert Sylejmanit në fitore, ndërsa AS Prishtina nuk arriti t’i kundërpërgjigjej në lojë, përkundër se individualisht dyshja Leondre Washington (32 pikë) dhe Dardan Sejdiu (20 pikë) bën punën e vetë.
Fitorja bën që Prishtina e Re të shpresojë në mbijetesë direkte, pa luajtur ndeshje PlayOuti, ndërsa AS Prishtina me kaq përfundon aventurën në Ligë të Parë, e ndeshjet tjera do t’i luajë në Ligë të Dytë të Kosovës në basketboll.