Prishtina merr dënim për polici!
9 May, 2019 @9:55
Skuadra e Prishtinës është dënuar nga FBK me 100 euro për ndeshjen e tretë të serisë finale të PlayOffit.
Dënimi që e ka marrë Prishtina nuk është i zakonshëm. Ajo është dënuar me 100 euro për shkak të Nenit 48.4 të Propozicioneve të Garave, ku shkruan “Mungesa ose numër i pamjaftuar i pjesëtarëve të PK-së.”
Në ndërkohë, Andin Rashica është gjobitur me 75 euro për shkak të një gabimi teknik në ndeshje. Rashica ka drejtuar bardhekaltërit vendas në këtë takim, pasi që Damir Mulaomerovic ka qenë i suspenduar.
Sa i përket mysafirvë, në Informatorin 37 të Superligës është regjistruar një dënim për gabim teknik, që i ngarkohet Fred Richardsonit, 100 euro.
Seria aktuale e finales është 2-1 në të mirë të Prishtinës, kurse dueli i radhës luhet në Mizahir Isma të Rahovecit.
Të premten më 10 maj me fillim prej orës 20:30 Rahoveci pret Prishtinën për barazim serie 2-2, ose titull kampioni për mysafirët me 1-3.