Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 3 / FIBA EUROPE CUP

Dy ish-lojtarët e Prishtinës në TOP3 të FIBA Europe Cup

Dy ish-lojtarët e Prishtinës në TOP3 të FIBA Europe Cup


8 May, 2019 @12:52

Me votat e fansave të FIBA Europe Cup, dy ish-lojtarët e Prishtinës u futën në TOP 3shen e kësaj gare.

Khalid Boukichou u zgjedh qendra më e mirë, derisa Jordan Hulls fundori më i mirë për këtë sezon.

Boukichou sivjet ishte pjesë e Prishtinës dhe ka luajtur njërin ndër rolet kryesore në sezonin historik të Prishtinës në FIBA Europe Cup, të cilët u kualifikuan në Play Off të kësaj gare.

a

26 vjeçari Boukichou, shkëlqeu me mesatare prej 13.2 pikëve, 5.9 kërcimeve, 2.1 asistimeve dhe 0.8 bllokadave për ndeshje.

Reprezentuesi belg i mori 6,808 vota dhe u bë lojtari më i votuar në të gjitha kategoritë sivjet.

Khalid Boukichou, kaloi te skuadra franceze Elan Chalon menjëherë pas eliminimit të Prishtinës në Play Off të FIBA Europe Cup.

Një tjetër ish-lojtar i Prishtinës, arriti të hyjë në TOP 3shen më të mirë të FIBA Europe Cupit.

a

Jordan Hulls me 2,918 vota, duke e kaluar Dardan Berishën me 2,174 vota, u zgjedh fundori më i mirë nga fansa.

Hulls luajti me mesatare prej 14.8 pikëve, 3.7 asistimeve dhe 3.1 kërcimeve për ndeshje, derisa skuadra e tij S.Olivier Wurzbug arriti finalen, ku u mposht dhe u shpall nënkampione e këtij sezoni te FIBA Europe Cup.

Jordan Hulls luajti disa stinorë më parë për Prishtinën.

Në TOP 3shen e FIBA Europe Cupit, hyri edhe lojtari i skuadrës bullgare, Balkan BC, Mikael Hopkins.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga