Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 4: ROCKETS - WARRIORS

Rockets barazon serinë

FOTO/ nba

Rockets barazon serinë


7 May, 2019 @9:51

Skuadra e Houston Rockets, duke e mposhtur Golden State Warriorsat në ndeshjen e katërt të serisë me rezultat 112-108, e barazuan serinë në 2-2.

Në sekondat e fundt të ndeshjes, kampioni aktual Warriors, e kishte rastin për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, por ishin të pasuksesshme tentimet e Kevin Durantit dhe Stephen Curryt dhe kështu Warriors e regjistruan humbjen e dytë rresht në këtë seri.

James Harden përsëri ishte më i miri i skuadrës me 38 pikë, 10 kërcime e 4 asistime, ndërsa u dallua edhe Eric Gordon me 20 pikë të tjera.

Te Golden State u veçuan Kevin Durant me 34 pikë e Stephen Curry me 30 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.

SKEMA E PLAY OFFIT

Ndeshja e pestë e serisë do të luhet në “Oracle Arena” më 9 maj në ora 04:30.


 
Të gjitha lajmet nga NBA