DALLIM I VOGËL PAS PJESËS SË PARË

Prishtina në epërsi të lehtë ndaj Bashkimit
21 January, 2023 @17:52
Posa ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit në Superligë, ndërsa vendasit janë vetëm 4 pikë para prizrenasve, që po luftojnë mirë deri tash. Pas çerekut të parë të përfunduar 16-11, ai i dyti mbaroi me 22-23 në të mirë të Bashkimit, për tu kryer pjesa e parë me rezultatin e përgjithshëm 38-34 për Prishtinën.
Më efikasi te Prishtina aktualisht është Deondre Parks me 11 pikë, ndërsa te Bashkimi Curtis Jones me 17 pikë është koshashënuesi më i mirë i ndeshjes. Ky i fundit ka shënuar 5 nga 6 tentimet për tri pikë.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.